Reperi kanadez Drake ka humbur 400 000 dollarë pasi ka vënë bast se Jake Paul do të mundte Tommy Fury-n në ndeshjen e tyre të boksit në Arabinë Saudite.
Por në ndeshjen me 8 raunde, britaniku Fury mundi amerikanin Paul me vendim të ndarë.
Reperi kanadez e kishte mbështetur ish-YouTuber-in që të mundte yllin e Love Island, në një bast të madh që do t’i kishte fituar më shumë se 1.4 milionë dollarë nëse do të fitonte.
Por tani ai ka humbur paratë e tij, ndërsa 26-vjeçari Paul ka fajësuar me shaka Drake për humbjen e ndeshjes./A2CNN