Vullneti ka biseduar me Leon dhe Lelën për çështjen e martesës.
Ai i ka pyetur dyshen nëse janë gati për dasmë dhe një martesë të vërtetë.
Lwo tha se dasma nëse bëhet do bëhet jashtë, ndërsa sipas të njëjtit nëse bëhet brenda BBVK3 është vetëm sa për show.
Njëjtë tha edhe Lela, e cila u shpreh se brenda do e bënte vetëm për lojë, sepse nuk është martesë e vërtetë.
“Unë mundem mu martu qitu me Leon po kjo nuk është martesa ime zyrtare”, tha Lela.
Vullneti iu tha se po pyet për një dasmë ku firmosen dokumentet, për tu bërë bashkëshortë në mënyrë zyrtare.
“Jo!”, ishte përgjigjja e Lelës dhe Leos, karshi kësaj pyetje.