Vullneti ka biseduar me Drenushën lidhur me protestën para një Xhamie në Prizren, kundër festivalit “DokuFest”.
Ai rrëfeu ngjarjen që i kishte ndodhur me protestuesit, të cilët e kishin sulmuar Vullnetin teksa dëshironin ta largonin nga protesta.
Me detaje ai tregoi se si nisi sherri, transmeton klankosova.tv.
“Aty para Xhamisë, kanë qenë disa protestues, disa prej tyre kanë qenë disa fëmijë me pankarta, kam shku i kam yet fëmijët a e dini çka do të thonë këto pankarta, ata thanë jo nuk e dina, i pyeta ku i keni gjet këto pankarta më thanë te qajo gruaja. Kam shku tek ajo grua i kam thënë pse po i përdorë fëmijët me shpërnda diçka pa qenë ata të vetëdijshëm, ajo tha jo unë nuk di sen edhe fëmijët erdhën i dorëzuan te gruaja pankartat, dhe kjo është në pamje. Qajo ka shkaktu irritim edhe unë jam gjet në mes njerëzve dhe protestuesve të cilët kanë desht me m’përzënë nga protesta… Unë ju thash nuk mundeni me më largu nga protesta, une mund të pyes ju keni drejtë të mos përgjigjeni, pastaj ata më marrin më gjuajnë, më largojnë, unë shkoj i kërkoj ndihmë policisë, ata nuk më ndihmojnë….”, u shpreh Vullneti.
Kjo bisedë u zhvillua pasi Xuxi më herët ia përmendi këtë rast, duke i thënë se e akuzuar se i njëjti kishte atakuar hoxhallarët me pyetje provokuese.
Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme: