Vullneti i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij teksa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit ku banorët të ndarë në çifte duhet të kujdesën për ‘foshnjën’ e tyre.
Ai i ka treguar djalit të tij se jeta nuk do të jetë e lehtë dhe se bota ka njerëz shumë të këqijnë.
“Jeta nuk është aspak e mirë, e lehtë qysh kanë me ta thënë e me ta mësu si fëmijë, ka 150 mijë probleme në jetë dhe ke me taku lloj-lloj personi. Person që ka me u mundu me të bë keq e persona që kanë me u mundu me të bë mirë. Ti duhesh me fillu e me kuptu se cili po donë me të mirë e cili keq, por ti s’duhesh me u bë kurrë person i keq – por gjithmonë i mirë”.
“Në jetë nuk kanë me të ndodh vetëm sene të mira, ka me pas edhe sene shumë të këqija. Po ti duhesh me u mësu me i ballafaqu të gjitha”, u shpreh Vullneti.
Por për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.