×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vullkani në Indonezi shpërthen sërish, numri i të vdekurve shkon në 22

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2021

    Një vullkan indonezian u aktivizua sërish të hënën, duke nxjerrë re hiri, dy ditë pas një shpërthimi nga i cili vdiqën të paktën 22 njerëz dhe dhjetëra të tjerë mbetën të zhdukur. Mali Semeru, më i larti në ishullin Java, shpërtheu të shtunën, duke lëshuar një vijë të lartë hiri në qiell që mbuloi fshatrat përreth.

    Qendra e Indonezisë për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Rrezikut Gjeologjik përmes llogarisë së saj në Twitter, paralajmëroi për aktivitet të vazhdueshëm sizmik.

    “Semeru është një nga vullkanet më aktivë në Indonezi. Para dhe pas shpërthimit të 4 dhjetorit, ai do të vazhdojë të jetë aktiv,” tha për Reuters Liswanto, kreu i Observatorit të Vullkanit Semeru.

    Disa banorë u kthyen në shtëpitë e tyre për të kontrolluar gjërat dhe bagëtinë, por Liswanto u kërkoi njerëzve të mbanin distancë të sigurt, transmeton Klankosova.tv.

    “Njerëzit duhet të jenë më vigjilentë sepse kërcënimi i mundshëm është ende.” shtoi ai.

    Njerëzit kanë postuar foto të të dashurve të humbur në Facebook, me lutje për informacione rreth vendndodhjes së tyre. Duke ndërlikuar logjistikën dhe përpjekjet e shpëtimit, rrjedhat e llavës nga shpërthimi i së shtunës shkatërruan një urë që lidh dy zona në rrethin e Lumajang me qytetin e Malang.

    Semeru është një nga më shumë se 100 vullkanet aktive në Indonezi, një vend që shtrihet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik që qëndron mbi pllaka të shumta tektonike.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.