×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi u drejtohet Kurtit dhe Osmanit: Erdhët për t’i fyer e poshtëruar serbët

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vizitën në veri të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si fyerje e poshtërim për serbët, transmeton Gazeta Express.

    Vuçiq i ka falenderuar serbët për reagimin, të cilin ai e cilësoi si “të përmbajtur”. “Ne duhet ta ruajmë paqen”, tha ai për televizionin serb, TV Prva.

    “Ju erdhët te serbët për t’i poshtëruar, fyer dhe për t’u thënë serbëve: kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët abstenuan dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte dhunë fizike. Unë dua t’i përgëzoj sepse duhet ta mbajmë stabilitetin, jo sepse jemi më të dobët, por sepse paqja dhe stabiliteti na përshtaten më shumë, sepse Serbia po shkon më shpejt se kurrë. As marrëdhëniet rajonale dhe as bota nuk kanë ndryshuar kaq shpejt. Mundësia jonë është të bëjmë një rritje më të madhe tani”, tha Vuçiq.

    Ai foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, duke dhënë parashikimin e tij për rezultatin e tyre.

    “Tani ka histeri rreth zgjedhjeve, sepse pritet fitorja e koalicionit rreth Haradinajt”, tha Vuçiq.

    Sikurse Vuçiqi, dje reagoi edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Ajo po ashtu i falenderoi serbët për reagimin, ndërsa tha se Kurti dhe Osmani deshën të marrin poena politikë.

    Paraprakisht, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “plani i Kurtit dështoi”, ndërsa shtoi se lideri i LVV-së “dëshiron ta destabilizojë gjithë rajonin”.

    Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan të shtunën minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi të serbëve lokalë.

    Këtë e mohuan nga partia e Kurtit, por më pas dolën pamje ku shihet se vizita atje u përcoll me shumë tensione.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka realizuar sot një vizitë në komunën e Mitrovicës. Ai thotë se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.