Ka përfunduar takimi midis të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Vuçiqit, dyshja bisedo në katër sy dhe më pas u mbajt një mbledhje e dy delegacioneve.
“Bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe për të qenë të drejtë me publikun, unë gjithashtu jam i kënaqur me përmbajtjen, sepse ne kemi marrë parasysh të gjitha çështjet tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh. Do të thoja se jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje në të ardhmen që do të nënkuptonin edhe më mirë SHBA-në dhe marrëdhëniet e vendeve tona”, tha Vuçiqi, transmeton Indeksonline.
Ai shtoi se do të dëshironte një qasje konstruktive për t’u rikthyer në dialog sa më shpejt me Prishtinën.
Vuçiqi kujtoi se pikëpamjet e SHBA-së dhe të Serbisë për Kosovën janë shumë të ndryshme, gjë që nuk është sekret.
“SHBA-ja njeh Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë i jam mirënjohës Palmerit që është i gatshëm t’i dëgjojë ato që kemi për të thënë sot , por edhe më herët”, shtoi ai.
Vuçiqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Serbia nuk do të hynte në konflikt me Amerikën.
“Ne nuk do të hyjmë në konflikt me SHBA-në. Unë nuk mendoj se ne mund të luftojmë me forcën më të madhe”, theksoi ai