×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi pas takimit me Lammyn: Dialogu me Kosovën, kyç – s’duam asnjë konflikt në rajon

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, pas vizitës së tij në Kosovë, ka vazhduar rrugëtimin e tij për në shtetin fqinj, Serbinë.

    Atje, Lammy është takuar me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq.

    Ky i fundit ka thënë se me ministrin britanik ka folur edhe për Kosovën, teksa është shprehur se vendi i tij “nuk do asnjë konflikt” në rajon.

    “Pavarësisht dallimeve tona rreth Kosovës, ne besojmë se dialogu është i një rëndësie kyçe dhe se problemet duhet të zgjidhen me bisedime”, ka thënë Vuçiqi pas takimit me Lammyn, sipas “Euronews Serbia”, transmeton Klankosova.tv.

    Presidenti serb tha se me ministrin britanik kanë diskutuar edhe çështjet tjera rajonale, si dhe situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Ai citohet të ketë thënë se Serbia gjithmonë do ta respektojë Marrëveshjen e Dejtonit dhe se vendi i tij nuk “do asnjë konflikt”.

    “Serbia dëshiron rritje të shpejtë ekonomike dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ne”, ka thënë Vuçiqi.

    Sekretari i Jashtëm britanik, gjatë takimeve të tij në Kosovë, ka dërguar mesazhin e vendit të tij se qeveria e re e Kosovës duhet të angazhohet seriozisht në dialogun me Serbinë. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    Lajme05 Prill 2025
    Është varrosur në Pejë, polici i cili vdiq të premten në Prishtinë, Alban Tolaj. Tolaj vdiq dje në rrethana të dyshimta, ndërsa...
    Lajme05 Prill 2025
    Zyrtari policor i cili dyshohet se bëri vetëvrasje ditën e djeshme në Prishtinë, ka qenë babai i prezantueses Elsa Tolaj. Ditën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu do të takohet të hënën me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Agjencia e lajmeve Reuters...
    Lajme05 Prill 2025
    Protestë Qytetare Kundër Rritjes Së Çmimit Të Energjisë Elektrike! Asnjë cent më shumë’’, ishte pankarta kryesore që protestuesit e mbanin sot në...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Jaguar Land Rover do të ndalojë dërgesat e makinave të saj të prodhuara në Britani në Shtetet e Bashkuara për një muaj,...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Parlamenti Europian ka miratuar raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt...
    Lajme05 Prill 2025
    Shtatorin e vitit të kaluar, policia pati gjetur një plantacion narkotikësh në fshatin Sferkë të Klinës. Në atë rast u pat konfiskuar...
    Lajme05 Prill 2025
    Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.