×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi me Von der Leyen foli edhe për Kosovën: Ia shpjegova domosdoshmërinë e kompromisit dhe negociatave

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Beograd.

    Sipas tij, ka gjëra që BE-ja i ka iftar kundër Serbisë, por siç tha, von der Leyen ka qenë gjithmonë e gatshme ta dëgjojë Serbinë.

    “Folëm për përcaktimet e Serbisë. Derisa unë jam president i Serbisë, ne nuk do t’i ndryshojmë qëllimet tona kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme. Kjo do të thotë se rruga jonë evropiane dhe angazhimi për Serbinë evropiane është vendimtar për përparimin tonë dhe ne do të jemi të përkushtuar të punojmë në të dhe të shpresojmë për rezultate”.

    “Folëm edhe për situatën gjeopolitike. E informova presidentin Von der Leyen se si është politika serbe dhe biseduam edhe për Kosovën. I shpjegova në mënyrë të detajuar dhe të plotë qëndrimet e Serbisë dhe domosdoshmërinë e kompromisit, negociatave dhe të ardhmen e gjithë rajonit”, shkroi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, Vuçiqi tha se është mirënjohës për të gjitha grantet që Serbia i ka marrë prej BE-së por edhe për ato që do t’i marrin si pjesë e Planit të Rritjes, teksa tha se “shpresoj që deri në fund të vitit ta hapim kapitull III, i cili do të jetë sinjal i jashtëzakonshëm se Serbia po përparon në rrugën e saj drejt BE-së”.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Një person është ndaluar pasi është kapur nga Policia e Kosovës dhe Dogana duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Në automjetin...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive, përfaqësues të...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me sistemin shëndetësor. Sipas deputetës së PDK-së, vëtëm në...
    Të tjera
    Vip25 Tetor 2024
    Këtë mëngjes të bukur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, konkurrentët Gjesti dhe Burimi kanë vendosur që ta përgatisin ushqimin. Teksa...
    Vip25 Tetor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka nisur ditën duke qarë nga malli për vajzën e saj. Mes lotësh...
    Vip25 Tetor 2024
    Lela dhe Driloni derisa po qëndronin në dhomën e gjumit kanë filluar të ‘sulmojnë’ njëri-tjetrin me jastëk. Në këtë mënyrë Lela dëshironte...
    Vip25 Tetor 2024
    Fillimisht nuk i pëlqeu muzika, por pastaj Lela shijoi shumë performancen e Burimit. Madje, banorja Lela i rrah fundshpinën Burimit. “Zemër mos...
    Vip25 Tetor 2024
    Dita e sotme ka nisur me shumë pozitivitet mes banorëve në shtëpinë më të famshme në vend, BBVK 3. Mevlani dhe Besforti...
    Vip25 Tetor 2024
    Temë diskutimi banorët e shtëpisë më të famshme, “Big Brother Vip Kosova 3” patën emrat. Ishte Mevlani ai që e pyeti Besfortin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.