×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi kërkoi kthimin e serbëve në institucione, Osmani: S’besoj që ai e ka atë qëllim

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur mbi kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, karshi Kosovës.

    Osmani tha se Vuçiqi në konferenca për media flet për rikthim të serbëve në institucionet e Kosovës, por sipas saj, është i njëjti që i ka detyruar serbët që ata të tërhiqen nga ato institucione.

    “Gjithë këtë e bën për ta tërhequr vëmendjen nga qëllimet e tij të vërteta. Në asnjë moment nuk e besoj që Vuçiqi është i interesuar që serbët të kthehen në institucione”.

    “Megjithatë, nuk do të thotë që ne si institucione të Kosovës të mos punojmë afër me të gjithë qytetarët tanë të nacionalitetit serb, në mënyrë që në përputhje me procedurat e ligjshme, ata të jenë prezentë në të gjitha institucionet e Kosovës, gjë që iu takon me Kushtetutë”, tha Osmani.

    Tutje, ajo tha se Kosova multietnike është Kosovë që si shtet ka dhënë përkushtim, dhe sipas saj, çdo e drejtë që i njihet serbëve dhe pakicave të tjera duhet të zbatohet si e tillë.

    “Kosova multietnike është Kosovë ne që si shtet kemi dhënë përkushtimin tonë dhe çdo e drejtë që i njihet serbëve dhe pakicave tjera, duhet të zbatohet si e tillë, jo sepse thotë Vuçiqi, por këto janë të drejta kushtetuese që iu takojnë pakicave dhe për shkak se është në interes të Kosovës që të dëshmohet si shtet i suksesshëm demokratik”.

    “Në asnjë moment nuk besoj që Vuçiqi e ka atë qëllim. Vuçiqi ka komplet qëllime të tjera. Ai tani dëshiron të duket para Perëndimit kinse po kontribuon për diçka pozitive, por në prapaskenë, Vuçiqi punon vetëm e vetëm për destabilizim të rajonit tonë. Nuk duhet asnjë fjalë e tij të merret seriozisht”, tha Osmani.

    Javën e kaluar, Vuçiqi doli me shtatë kërkesa për Kosovën, ku ndër to ishin kthimi i serbëve në polici, gjyqësi e institucione të tjera, krijimin e Asociacionit e tërheqjen e Njësisë Speciale nga Veriu./klankosova

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për medie. Kështu ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media....
    Lajme15 Janar 2025
    Në Bruksel sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Elmi Reçica kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë  se fshatrat Kraishta, Varigoci, Ribar i Madh, Bujani, Bregu i Zi dhe Zllakuqani...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Shala ka thënë se ka marrë mbështetje...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka vizituar fshatin Kijevë të Malishevës. Krasniqi ka thënë se nga ky fshat...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Vip14 Janar 2025
    Një zarf i zi është futur nga Vëllai i Madh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky zarf u pa në...
    Vip14 Janar 2025
    Pas ardhjes së zarfit të zi brenda shtëpisë, banorët janë befasuar ndërsa po e diskutonin me njëri-tjetrin se për kë mund të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.