Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënkuptoi se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, nuk do të jetë edhe aq i mirë për shtetin e tij.
“Është e qartë se më mirë do të ishte për Serbinë që të fitonte Trumpi, por kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet personale”, tha Vuçiq, duke shtuar se, ndryshe nga Trumpi, “Demokratët ishin të përfshirë në marrjen e Kosovës nga Serbia”.
“Unë isha në Shtëpinë e Bardhë dhe isha shumë i respektuar. Unë u pranova në një takim dypalësh dhe nuk u poshtërova”, tha ai, raporton b92.
“Unë mendoj se kam krijuar respekt për Serbinë në botë, askush nuk po tallet me Serbinë, siç talleshin dikur”, tha ai.
Presidenti serb gjithashtu deklaroi se shteti serb arriti të forcojë ushtrinë e saj.