Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media i ka dalë në mbrojtje Listës Serbe të Goran Rakiqit duke thënë se partia që drejton ky i fundit nuk ka dorë në sulmin masiv fizik kundër djalit të Nenad Rashiqit.
Vuçiq ka thënë se në një incident të tillë kanë participuar krerët e politikës shqiptare, përfshirë edhe Albin Kurtin, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.
“Si u bë që ata të përfshjinë Listën Serbe dhe shtetin serb?. Krerët e politikës shqiptare përfshirë edhe Albin Kurtin kanë participuar në atë ngjarje”, ka thënë Vuçiq.
Kreu i shtetit serb ka thënë se akuzat drejt Listës Serbe janë gënjeshtra derisa thekson se nuk do të lejojë që Serbia të poshtërohet.
“Nuk do të lejoj që shteti i Serbisë të poshtërohet nga disa idiotë me gënjeshtrat e tyre të përditshme”, ka shtuar tutje Vuçiq.
Akuza drejt Kurtit rreth rrahjes së djalin të Nenad Rashiqit dje ka drejtuar edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.