×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq takohet me Sorensenin: Formimi i Asociacionit është parakusht për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot e ka takuar Vuçiqin në Beograd.

    Vuçiqi ka deklaruar se takimi i parë me Sorensenin “ishte i hapur dhe i drejtë”.

    “E njoftova me problemet me të cilat ballafaqohet “populli ynë” në Kosovë. Shpreha shqetësimin e veçantë për pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë për shkak të veprimeve të shumta të përshkallëzuara, të njëanshme dhe të dhunshme nga Prishtina. Theksova gjithashtu pengesat e vazhdueshme që po kryen Prishtina në procesin e dialogut dhe ritheksova se formimi i Asociacionit është parakusht për fillimin e normalizimit thelbësor të marrëdhënieve”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram dhe ka shtuar.

    “Theksova pritjen se BE-ja do të rrisë angazhimin e saj dhe do të mbajë një rol të paanshëm në këtë proces. Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet kompromisi mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar Vuçiqi.

    Ai si zakonisht, nuk tregon se çfarë i ka thënë Sorenseni në lidhje me këto çështje.

    Vizita e Sorensenit në Serbi pason pas vizitës së tij Kosovë javën e kaluar.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë sot pjesë në një diskutim të Organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku është folur për...
    Lajme26 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Republika e Kenias ka njohur sot Kosovën. Osmani, ka falëneruar presidentin e Kenias, Ruto...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pas njohës së Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Kenia-s, duke e cilësuar...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    88 noterë do të fillojnë ushtrimin e detyrës që nga 7 prilli i këtij viti. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pacolli shkruan se Kenia është një nga...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot në 26-vjetorin e vrasjes viktimat e regjimit serb në Krushë të Madhe. “Në Krushë...
    Lajme26 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur të veprojë për dyshimet për manipulime në votat me postë. Prokuroria e ka autorizuar Policinë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Deputeti i zgjedhur i VV-së, Driton Hyseni, ka bërë me dije se partia e tij nuk bën kompromise me postin e kryeministri...
    Lajme26 Mars 2025
    Për herë të dytë, Serbia ka ndaluar Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, të vizitojë Preshevën. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.