Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët juridikë kanë qenë kundër.
Këto komente, Vuçiq i bëri në një konferencë për media, drejtuar popullit serbë, teksa paraqiti edhe shtatë kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës.
“Nuk guxojmë të ju japim atyre statusin e forcave legale të armatosura. Nuk do t’u japim kurrfarë legalitetit ligjor e as legjitimitet sepse nuk e kanë”, ka thënë Vuçiqi, njofton Klankosova.tv.
Disa nga kërkesat e Serbisë janë që Kosova t’i kthejë serbët në polici e gjyqësi, ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe e të tërhiqet Njësia Speciale nga veriu i vendit.