×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: S’ka zgjidhje për problemet në Kosovë derisa nuk ndryshojnë rrethanat në botë

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, derisa, sipas tij, të ndryshojnë rrethanat në botë dhe Serbia të mund të paraqesë kërkesat e saj në përputhje me Ligjin ndërkombëtar publik.

    “Sikurse në botën moderne ende nuk ka kurë efektive për kancerin, e njëjta është për problemet tona sa i përket Kosovës. Për të mbajtur gjërat nën kontroll dhe që të jetë e mundur të jetohet – ky është obligimi ynë derisa rrethanat në botë të ndryshojnë, kur ne të jemi në gjendje të paraqesim kërkesa sipas normave të Ligjit ndërkombëtar publik”, tha Vuçiq.

    Një ditë më parë, gjatë mbledhjes së Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Vuçiq i akuzoi shtetet perëndimore se po shkelin normat e OKB-së dhe po shkelin rezolutën 1244 të OKB-së. Ai tha se aktualisht “nuk ka drejtësi për serbët në Kosovë”.

    “Kur liderët këtu flasin me pasion për nevojën që Ukraina të jetë e lirë, për respektimin e OKB-së dhe Kartës së saj, rezolutave, unë mendohem se pse ata nuk e respektojnë Kartën e OKB-së dhe rezolutën 1244 kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë”, deklaroi Vuçiq.

    Ai po ashtu tha se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

    Gjatë fjalimit në OKB, Vuçiq tha se nuk u respektua Karta e OKB-së, kur NATO-ja bombardoi ish-Jugosllavinë.

    Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

    Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës. /REL

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.