×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq shpallet person non-grata në një qytet të Serbisë

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Me vendim unanim të Kuvendit të Qytetit serb Pirot, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shpallur person i padëshiruar në territorin e këtij qyteti.

    Në Kuvendin e mbajtur më 19 mars, njëzëri u vendos që të kërkohet nga Kuvendi i qytetit të Pirotit, si dhe nga kryetari Vladan Vasiq, që të shprehin qëndrimin e tyre për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës “15 minuta për 15 jetë të humbura” të mbajtur në Beograd më 15 mars, shkruan Nova.

    Ata po ashtu kërkojnë që opinioni i banorëve të atij qyteti të informohet nëse kanë dhënë ndonjë mbështetje apo ndihmë për studentët pirotas të lënduar me atë rast.

    Ata kërkojnë edhe emrat dhe mbiemrat e zyrtarëve nga ky qytet, që qëndruan në kampin e regjimit për “studentët që duan të mësojnë”.

    Për të gjitha vendimet që kanë marrë më 19 mars, në Kuvendin e fundit të mbajtur më 24 mars, është vendosur që presidenti Aleksandër Vuçiq të shpallet “persona non grata” në territorin e qytetit të Pirotit.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Ambasada e Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së...
    Lajme31 Mars 2025
    Sharr Travel, lideri absolut në Industrinë e turizmit në Kosovë, edhe këtë vit do ta ketë Ekskluzivitetin për Kosovën të resortit më...
    Kronika31 Mars 2025
    Policia në Ferizaj kanë dënuar një 19 vjeçar me 300 euro gjobë, tre pikë negative dhe 6 muaj pezullim të lejes së...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroat Večernji List se ndikimi rus në veri është rritur pas agresioniit rus...
    Lajme31 Mars 2025
    Në media kanë filluar të publikohen disa biseda ku në të përfshihen zyrtarë të lartë të LDK-së, përfshirë ish-shefin e Grupit Palrmantar...
    Lajme31 Mars 2025
    Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë për orkestrimin e...
    Lajme31 Mars 2025
    Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka folur rreth ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Mark Brnovich dhe vëmendjen e presidentit Trump ndaj Serbisë....
    Lajme31 Mars 2025
    Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar...
    Lajme31 Mars 2025
    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka folur për FrontOnline, pas raportimeve në media se NISMA Social-Demokrate e cila udhëhiqet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.