×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: SHBA-ja e njohu Kosovën, Serbia nuk hyn në konflikt me Amerikën

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pikëpamjet e SHBA dhe Serbisë për Kosovën janë shumë të ndryshme, gjë që nuk është sekrete.

    Ai e ka bërë këtë deklaratë pas takimit në Beograd me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer.

    “SHBA e njohën Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë falënderoj Palmer që ishte i gatshëm të dëgjojë ato që kemi për të thënë sot dhe më herët,” tha Vuçiq.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq tha se Serbia nuk do të hyjë në konflikt me SHBA.

    “Ne nuk do të hyjmë në konflikte me Amerikën. As nuk më bie ndërmend të hyjmë në konflikt me fuqinë më të madhe”, u shpreh ai.

    Vuçiq tha se bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe se ai është i kënaqur me përmbajtjen e bisedave.

    “Ne kemi shqyrtuar të gjitha çështje tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh, dhe unë do të thosha që ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje në të ardhmen që do të nënkuptonin marrëdhënie më të mira mes vendit tonë dhe SHBA-së,” tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.

    Vuçiq shtoi se të gjitha problemet do të zgjidheshin në nivelin dypalësh, duke mbrojtur interesat e tyre.

    “Palmer më tha atë që nuk i pëlqen në lidhje me politikën serbe, ai ma tha këtë dhe unë iu përgjigja”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai priste që së shpejti të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, dhe se Serbia dëshiron që ky dialog të jetë serioz dhe të çojë drejt një zgjidhje.

    “Serbia është e gatshme për një kompromis, por kurrë nuk është për shkatërrimin e vet”, tha presidenti i Serbisë dhe shtoi se pohimet se ndaj Beogradit zyrtar duhet të ushtrohet presion për të bërë diçka që nuk është në interesin e saj- janë të pamundura.

    “Do të thosha që ishte gjithashtu një qasje konstruktive për t’u rikthyer sa më shpejt në dialog me Prishtinën”, shtoi ai./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Situata me energjinë elektrike në vend ka shkaktuar shumë telashe, si për ekonomitë familjare, ashtu edhe për bizneset. Me një situatë të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore, shiu dhe shqote....
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.