×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.

    “Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve”, shkroi Vuçiq në Instagram.

    Takimi mes Vuçiqit dhe Harrisit u zhvillua në Beograd më 20 shtator, një ditë para 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e okupuar më 1944.

    Një nga temat e bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe Vuçiqi i kërkoi Harrisit “mbështetje më të fuqishme nga SHBA-ja” për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimit të të drejtave të tyre.

    Ushtria e Serbisë dhe Garda Kombëtare e Ohajos kanë bashkëpunim të kamotshëm përmes Programit për Partneritet Shtetëror të Serbisë dhe shtetit amerikan të Ohajos.

    Përveç fushës së mbrojtjes, Serbia dhe SHBA-ja po punojnë që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë.

    Më 18 shtator, Beogradi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë./Rel

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Italia është gati të dërgojë një sistem tjetër antiraketë Samp-T në Ukrainë, tha të enjten ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke nënvizuar...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Arbër Çepani, ulur në studion e Top Story ka folur për ikjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit dhe mikut...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    BE-ja vë në dispozicion 10 miliardë euro për vendet e goditura nga përmbytjet. Gjermania i ka ofruar Polonisë ushtarë për të ndihmuar...
    Të tjera
    Sport20 Shtator 2024
    Ultrasit e Romës kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë kundër vendimit për të shkarkuar trajnerin Daniele De Rossi, duke bojkotuar...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur...
    Lajme20 Shtator 2024
    Me shumë orë diskutime, të ftuar nga Kosova, rajoni dhe Evropa dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë e Prizren është shënuar edicioni i...
    Kronika20 Shtator 2024
    Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit në rrugën "Fatime Hetemi". Lajmin...
    Sport20 Shtator 2024
    Sot do të fillojë xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll. Dueli i vetëm i sotëm zhvillohet në Hajvali, ku...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.