Harta e shtetit të Kosovës me flamuri serb mbi të, është fotografia që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur të përkujtojë trazirat e marsit të viti 2004, në Kosovë.
Përmes një postimit në rrjetin social Instagram, Vuciqi ka shkruar se Serbia nuk i harron armiqtë e tyre.
“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por armiqtë nuk i harrojmë dhe nuk do të lejojmë që 17 marsi të ndodhë përsëri”
Tutje, Vuciq ka shtuar se Serbia e dinte se cfarë po ndodhte dhe se këto trazira kanë një emër, masakër.
“Ne kemi kujtuar dhe mësuar çdo mësim në të cilin ishim humbës, të heshtuar ndaj viktimave tona dhe pothuajse ishim gati t’i harrojmë, Ne e dimë se çfarë po ndodhte dhe ne e quajmë atë me emrin e vërtetë, Masakër”, ka shkruar Vuciq.
Serbia me vitet tëra bën propagandë në arenën ndërkombëtare duke thënë se faltoret ortodokse ishin cak i trazirave.
Në ngjarjet që kishin ndodhën para 17 vjetëve ishin vrarë 11 shqiptarë dhe 8 serbë, derisa me qindra persona kishin mbetur të lënduar.
Poashtu, më 16 mars 2004, tre fëmijë të nacionalitetit shqiptar ishin mbytur në lumin Ibër në Çabër të Zubin Potokut në rrethana misterioze dhe akoma të pasqaruara.