×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq për dokumentin e demantuar për dialogun: Çfarë iu dukem unë, i çmendur?

    FrontOnline
    22 Shtator 2022

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq  ka folur për dokumentin katër faqesh të ashtuquajtur si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Ai mohoi të ketë pasur ndonjë lidhje me publikimin e tij, që së pari u publikua në “Albanian Post”.

    “A jam i çmendur, po lexoj një dokument që nuk ekziston? Mirë, e pranoj, po lexoja një dokument që nuk ekziston”, ka thënë me cinizëm Vuçiq.

    Qeveria Gjermane në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka demantuar se qëndrojnë prapa një dokumenti katër faqesh të ashtuquajtur si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që u raportua se iu dorëzua Kurtit dhe Vuçiqit përmes dy top- këshilltarëve të Macron dhe Scholz përgjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.

    Vuçiq, u pyet nga gazetarët në New York nëse është ofenduar që në fund të fjalimit tha se ‘rrnoftë Serbia’, ku edhe përkthyesi filloi të qeshte. Ai tha se nuk do ta interpretonte si tallje.

    “Disa kundërshtarë politikë, të cilëve u vjen turp që janë në Serbi, u tallën. Por nëse Zelensky mund të thotë “Lavdi Ukrainës”, pse nuk mund të them “Rroftë Serbia”.

    “Ne në Serbi nuk do të shkonim në luftë, ne e admirojmë forcën e Prishtinës. Ata do të shkonin në luftë, ne jo”, tha Vuçiq, ndërsa i pyetur se me çfarë fryme do të kthehej në Serbi, ai tha se do të ishte në frymën e një njeriu që është i gatshëm të luftojë, shkruan danas, transmeton Gazeta Express.

    Ai nuk ka dashur të flasë shumë për sanksionet e reja të mundshme kundër Rusisë, as për atë se sa të rëndësishme do të jenë për Serbinë, por ka paralajmëruar se do të jenë dëshmitarë të “një konflikti të madh botëror”.

    “Ne do të përpiqemi ta bëjmë Serbinë të mbijetojë. Rroftë Serbia”, ka përfunduar Vuçiq./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.