×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq në të njëjtën ditë dialogon dhe provokon me ushtri

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Ndërsa sot kanë rifilluar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç, ky i fundit ka zgjedhur edhe një metodë tjetër përveç dialogut, pasi sot në bazë të urdhrit të tij, ai ka mobilizuar 15.000 ushtarë, për të filluar stërvitjet “Rrufeja 2021”.

    “Bazuar në direktivën e Komandantit Suprem të Ushtrisë Serbe dhe Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiq, kontrolli i gatishmërisë luftarake të komandave, njësive dhe institucioneve të Ushtrisë Serbe filloi herët këtë mëngjes”, u tha në fillim të njoftimit për shtyp, transmeton FrontOnline.

    Inspektimi, siç thuhet më tej, është duke u realizuar për të përcaktuar nivelin e arritur të aftësive operacionale të Shtabit të Përgjithshëm, komandave dhe njësive për ekzekutimin e detyrave të caktuara, dhe filloi duke alarmuar më shumë se 15,000 pjesëtarë të Ushtrisë Serbe.

    Aktivitetet e këtij mëngjesi janë një hyrje në Ushtrimin e Përbashkët Taktik me Qitje Luftarake “Lightning Strike 2021”, i cili po kryhet në tetë vende në të gjithë Republikën e Serbisë nga njësitë e Ushtrisë, Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore, Brigada e 72-të e Operacioneve Speciale dhe Brigada 63 e Parashutës./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ka miratuar tekstin e një projektligji që garanton lirinë e dy organeve antikorrupsion në Ukrainë –...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Biznesmeni jugafrikan Errol Musk, babai i miliarderit Elon Musk, ka vizituar këtë javë Bosnjën për të vlerësuar potencialin e saj si një...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta sot në mëngjes në Spitalin Rajonal të Prizrenit, çka ka alarmuar autoritetet hetimore....
    Lajme24 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjain deri në një orë. Më të ngarkuarat,...
    Lajme24 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ndaj Ministrisë së Drejtësisë, e cila sot ka publikua shumen e mjeteve që i ka ndarë deri...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    “Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj,...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Të gjithë 48 personat në bord të një avioni pasagjerësh Antonov An-24 që u rrëzua në Lindjen e Largët të Rusisë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.