Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ju drejtua publikut serb sot pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij ku kishin shqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.
Ai gjeti kohë të merrej edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje rreth deklaratës së tij për gjenocidin kryer në Kosovë nga Serbia në vitin 1999, duke mohuar përsëri krimet serbe e duke thënë se nuk ka vullnet të merret me deklarata të tilla.
“Sa i përket gjenocidit, njerëzit po thonë terme pa ditur asgjë rreth tyre. Ai (Kurti) si një marksist dhe anarkist ka mundur t’i studioj më mirë këto. Përpiqem të mos reagoj në ofendimet e tij. Në fund të fundit, është mirë të bisedohet”, tha Vucic.
Presidenti serb reagoi edhe për qëndrimin e Kurtit për të refuzuar poste në qeverinë e re për Listën Serbe.
Sa i përket Listës Serbe, ata sipas ligjeve të tyre duhet të ju japin mandatet, se a do të pranoj këtë Lista Serbe do ta shohim” tha i pari i Serbisë.