Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Do të ketë edhe vende tjera që do të tërheqin njohjen e Kosovës, vende nga kontinentet e bukura – Afrika e Azia”, u shpreh Vuçiqi në transmetuesin publik serb.
Në këtë intervistë, ai foli edhe për sanksionet e mundshme amerikane ndaj industrisë së naftës të Serbisë, që është nën pronësi të Rusisë.
Këto sanksione, ai tha se i janë konfirmuar tashmë zyrtarisht.
“Ajo që më shqetëson është vendosja e mundshme e sanksioneve. Kur them se është e mundur, sanksionet do të vendosen, sepse kjo më është konfirmuar zyrtarisht, jo jozyrtarisht. Tashmë thashë se është konfirmuar zyrtarisht, vetëm po presim momentin, do të jetë rreth 1 janarit”, tha Vuçiqi gjatë kësaj paraqitjeje në RTS. /Klankosova.tv