Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden, e ka ururar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me rastin e Ditës së shtetit të Serbisë, me ç’rast i ka kërkuar këtij te fundit që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, raporton Front Online.
Në letër, Biden i thotë Vuçiqit të përqëndrohet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke nënvizuar se ajo duhet të përmbajë edhe njohjen reciproke.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vuçiqit, duke pranuar se ka marrë letër urimi nga Biden. “Sa i përketë njohjes së ndërsjelltë, kjo nuk qëndron në asnjë akt të organizatave botërore”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti serb ka gjetur kohë të merret edhe me idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku, sipas tij, nëse nuk e njeh Kosovën Serbia, vendi do të bashkohet me Shqipërinë.
“Kjo është plotësisht e qartë se kjo ka qenë ide amerikane. Është e qartë se ata dëshirojnë ta përulin Serbinë. Çka duhet të themë, ua kam thënë në fytyrë në Shtëpinë e Bardhë”, ka pohuar Vuçiq, duke shtuar se Haradinaj është person i rrezikshëm. /Front Online/
Letra e plotë që Biden ia dërgoi Vuçiqit, ku i kërkoi ta njohë Kosovën si shtet