×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq flet në telefon me Trump, thotë se biseda “ishte e shkëlqyer, me përmbajtje dhe shumë e përzemërt”

    FrontOnline
    10 Nëntor 2024

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

    “Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiq në Instagram.

    Vuçiq ishte ndër liderët e parë botërorë që e uruan Trumpin për fitoren. Presidenti serb madje ia uroi atij kthimin në Shtëpinë e Bardhë ende pa u bërë e ditur zyrtarisht se ish-presidente kishte fituar herët më 5 nëntor.

    Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

    Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës “jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë”.

    Grenell është ende aktiv në fushatën presidenciale të Trumpit.

    Ndërkohë, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka investuar në ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.

    Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

    Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes si pasuri kulturore.

    Shumë vëzhgues të Ballkanit e kanë parë marrëveshjen me Kushnerin si përgatitje të Serbisë për kthimin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

    Gjithashtu, gjatë administratës së parë Trump, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, por shumica e pikave të saj kanë mbetur pa u zbatuar.

    Në atë administratë ka pasur edhe zyrtarë që kanë folur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë – si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre – por edhe për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do të shkojë në Krushë, ku do ta vizitojë kooperativën “Krusha”. “Kandidati për Kryeministër...
    Lajme13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Lajme13 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të herëpashershme të borës teksa temperaturat do të qëndrojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Vip12 Janar 2025
    Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më aktiv brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Atij së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.