×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq e komenton fjalimin e Shaip Kamberit, tenton ta kthej në avantazh për Serbinë

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot i është përgjigjur deputetit shqiptar Shaip Kamberit për fjalimin e javës së kaluar në parlamentin serb, ku akuzoi drejtuesit e shtetit atje për krimet e viteve 90’të dhe për autoritarizën në politkbërjen e ditëve të sotme. Në një konferencë për media që e ka mbajtur të hënën, Vuçiq që kontrollon shumicën e mediave në Serbi, si duket, me porosi ka marrë një pyetje rreth kësaj teme nga gazetarët. Shihej që Vuçiq kishte përgatitur enkas një përgjigje.

    Ai fillimisht ka provuar ta diskreditojë Kamberin duke thënë se është me dekada në pushtet në Bujanovc, e më pas ka thënë se është gëzuar ka arritur sukses politik me një fjalim.

    “Sa i përket pyetjes tuaj dhe raportit ndaj zotit Kamberi, unë jam shumë i lumtur që është lajmëruar njeriu që në mënyra të ndryshme është në pushtet ndoshta me decenie, kjo nuk është totalitarizëm, por ndoshta është një demokraci e çuditshme” ka thënë shefi i shtetit serbe.

    Duke folur Kamberin ai ka goditur edhe kundërshtarët e tij politikë duke thënë se Kamberi gëzon përkrahje më shumë se ata.

    “ U gëzova që në mënyrë aktive u inkuadrua në punën e Kuvendit dhe më gëzoi fakti që arriti të krijojë shumë simpati dhe qysh sot ka numër më të madh të simpatizantëve se sa disa që mendojnë se mund ta rrëzojnë pushtetin për një ditë në cfarëdo mënyrë, kështu që e urojë z. Kamberi për këtë sukses serioz politik” ka thënë ai.

    Më pas Vuçiq ka provuar ta kthej këtë në avantazh për shtetin serb duke theksuar se fjalimi i Kamberit tregon se në Serbi mund të flitet gjithcka pavarësisht se kjo nuk është e vërtetë pasi Vuçiq kontrollon pothuajse gjithcka në shtetin e tij.. Sipas tij, serbët në Kosovë kur flasin gjëra të tilla arrestohen. Dhe këtë e ka ilustruar me mohimin e masakrës së Recakut që Serbia e konsideron inskenim e jo masakër kundër civilëve shqiptarë sic e cilëson e gjithë bota.

    “Do të kisha dashur që për krime ndaj serbëve të mund të diskutohej edhe në parlamente tjera, ju tash më pyetet për Parlamentin e Kosovës . Unë jam i lumtur që kemi serbë trima që luftojnë për popullin e tyre, por ata nuk mund të thonë gjëra që i tha këtu Shaip Kamberi për arsyen se kur ata thonë se në Recak gjithcka ka qenë e inskenuar, atëherë dënohen me dënime me burg, sikur rasti i Ivan Todosijevic, që është shpallur fajtor vetëm pse e ka thënë këtë që e kam thënë edhe unë” ka thënë Presidenti serb.

    Në fund Vuçiq ka thënë se e inkurajon z.Kamberi “të flas dhe të tregojmë se në Serbi mund të thuhet mendimi ndryshe”.

    Çfarë tha deputeti Shaip Kamberi javën e kaluar në Parlamentin serb?

    Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Serbisë, në të cilën u zgjodh qeveria e re serbe, Kamberi vlerësoi se midis 250 deputetëve, opozita përfaqësohet nga vetëm gjashtë deputetë të partive të pakicave dhe deklaroi se grupi i tij parlamentar, i cili përbëhet nga gjashtë deputetë, nuk do të mbështesë qeverinë e re serbe. Si arsye për një vendim të tillë, Kamberi e ka theksuar atë që qeveria e kaluar me në krye Ana Bërnabiqin, nuk ka bërë asgjë për integrimin e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.

    Ai ka theksuar që më parë “njerëzit kanë ikur për shkak të luftërave, ndërkaq sot ata po ikin për shkak të autoritarizmit”, dhe se “Serbia ka sunduesin e saj, prej të cilin varet fati i secilit prej nesh, duke përfshirë Qeverinë”, duke aluduar në kryetarin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

    Kamberi i bëri thirrje kryeministres, Bërnabiq që së bashku me të ta vizitojë Batajnicën, Peruqacin, Petrovo Selon dhe Rudnicën, ku dyshohet se shqiptarët nga Kosova, të vrarë gjatë luftës në fund të viteve 1990, ishin varrosur në varreza masive, si dhe duke theksuar se këto ishin kryer nga “strukturat e organizuara të shtetit”, të cilin ajo tani e përfaqëson.

    “Këto krime lufte ishin urdhëruar dhe kryer nga zyrtarë serbë. Nuk ka prosperitet pa pajtim, nuk ka pajtim pa u ballafaquar me të kaluarën”, kishte thënë Kamberi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    I rritur në Miami mes të mërguarve kubanë që ikën nga revolucioni i Fidel Kastros, senatori Marco Rubio zhvilloi një urrejtje të...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka pasur tensione në fundin e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës. Kapiteni Amir Rrahmani u përplas me futbollistin rumun, Denis Alibec. Kjo...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh për të parë videon, e...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa, ka komentuar banorin më të ri në shtëpi, Edin. Ajo ka komentuar fizikun e...
    Vip15 Nëntor 2024
    Edi është banori më i ri i “Big Brother Vip Kosova 3”, i cili deri tek objekti i shtëpisë erdhi me Online...
    Sport15 Nëntor 2024
    Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Serbisë. Zeki Amdouni ka shënuar një supergol në minutën e 79-të. 🚨🚨| GOAL: ZEKI AMDOUNI OPENS...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.