×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nuk kanë dashur asnjëherë dialog dhe se po mundohen në çdo mënyrë që ta fajësojnë Beogradin për ngjarjet e këqija në terren.

    Vuçiqi ka thënë për televizionin serb “Pink” se autoritetet kosovare “ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste”, qëllimi i parë dhe kryesor i së cilës, sipas tij, është dëbimi dhe shkatërrimi i serbëve në Kosovë.

    “Kemi të bëjmë me njerëz enverhoxhistë. Ata kurrë nuk kanë dashur dialog, kurrë s’i kemi shtrënguar duart. Qëllimi i tyre i parë dhe themelor është dëbimi dhe shkatërrimi i serbëve në Kosovë. Kur ke një synim të tillë, dhe nuk ke çfarë të ofrosh ekonomikisht, atëherë është e qartë se do ta bëni atë”, tha presidenti serb, raporton N1, transmeton Klankosova.tv.

    Duke folur për masat e propozuara për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, Vuçiqi tha se Beogradi nuk po kërkon asgjë më shumë se sa është rënë dakord në dialogun me palën kosovare, që nga formimi i Asociacionit e deri tek mbajtja e zgjedhjeve “paqësore dhe demokratike” lokale në veri të Kosovës.

    Sa i përket dialogut në Bruksel, ai shtoi se nuk pret ditë “as të mira e as më të mira”.

    “Ngadalë po përgatitemi për Kuvendin e Serbisë dhe masat tona. Ne do të jemi gjithmonë me njerëzit tanë në Kosovë dhe presim të shohim nëse KFOR-i do ta mbajë fjalën se nuk do të lejojë hapjen e urës në Ibër pa dialog dhe marrëveshje me Serbinë”, tha presidenti serb, Vuçiq. /Klankosova

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Xheneta kanë shfaqur panik për lojën e një prej banorëve brenda shtëpisë. Ishte Drenusha ajo që i tha për një...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.