Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se janë të gatshëm ta diskutojnë për një zgjedhje kompromisi me Kosovën, por vetëm me kushtin që paraprakisht Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Vuçiq tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet jo si një organizatë joqeveritare, si
“Nuk mund të jetë një organizatë joqeveritare”, ka thënë Vuçiq për Radiotelevizionin publik të Serbisë (RTS).
Ai përsëriti se është e rëndësishme të diskutohej një zgjidhje kompromisi me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.
“Ne jemi gjithmonë për dialog e bisedë dhe unë përpiqem të mos u përgjigjem budallalëqeve të përditshme nga Prishtina. Ne duam paqe dhe stabilitet, rrjedhën e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve”, tha Vuçiq.