×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vuani nga ankthi? 5 këshilla që mund t’ju ndihmojnë ta përballoni

    FrontOnline
    18 Korrik 2022

    1. Thuaj vetes mirëmëngjes

    Në shumicën e mëngjeseve, truri ynë është i fikur dhe trupat tanë nxitojnë të vrapojnë sapo çohemi nga shtrati. Kjo shkëputje që na është kthyer në zakon e trupit dhe mendjes shkakton ankth dhe na jep ndjesi parehatie edhe gjatë vazhdimit të ditës. Ajo çfarë do të na qetësonte, është kthimi tek vetvetja. Para se të çoheni për të vazhduar me rutinën tuaj, kthehuni tek trupi dhe merrni frymë thellë. Bëni 2 frymëmarrje të ngadalta dhe ndjeni sesi trupi ka filluar të lëvizë.  Mund t’i ktheheni realitetit kur ta ndjeni se truri dhe trupi janë të bashkuar dhe në një linjë.

    2. Bëj kontrollin e “leximit të mendjes”

    Janë mendimet ato që na sjellin stresin dhe ankthin, pasi njeriu ka tendencën të imagjinojë skenarët më të këqija në kokën e tij. E zëmë se i dashuri yt është thjesht i qetë, por mendimi i parë që të shkon ndërmend është: “ai është zemëruar me mua, ç’mund të ketë vallë?” Ne kemi tendencën të besojmë se të gjithë mendojnë keq për ne, që jemi të çuditshëm apo jo të zgjuar mjaftueshëm. Në fakt, shumicën e kohës njerëzit e tjerë mendojnë shumë më mirë nga ç’kemi frikë ne, por sigurisht kjo ndodh nëse dikush fillimisht është duke menduar për ne. Kontrolloni mendimet tuaja dhe filloni të mendoni pozivisht për të tjerët në lidhje me veten.

    3. Kohën e drekës kaloje jashtë

    Bëj një shëtitje të shkurtër me një koleg, dil mer ajër të pastër, ose vaktin e ditës konsumojeni jashtë. Bëni gjithçka për të kaluar pak kohë në ajër të pastër.  Mundësisht lëreni telefonin në zyrë apo shtëpi dhe shijoni ajrin. Do ta shihni sesi perspektiva juaj do të ndryshojë dhe sa pak të stresuar do të ndiheni krahasuar me më parë. Një drekë e kaluar jashtë do t’ju bëjë të mos e ndjeni fare stresin e punës.

    4. Ndjejeni ujin

    Shumë prej nesh e prekin ujin disa herë gjatë ditës, por rrallë ndodh që ta ndjejnë. Duke i kushtuar vëmendje ndjesisë që të jep prekja e ujit do ta ktheni atë moment në shumë relaksues dhe të veçantë. Bëjeni këtë kur bëni dush, lani duart, apo fëmijën tuaj.

    5. Festo shpesh për fitoret e tua

    Mendja jonë koleksionon më shumë humbjet dhe zhgënjimet sesa gëzimet dhe fitoret në jetë. Si rezultat, ditët tuaja janë pa humor dhe të mërzitshme. Para se të flini gjumë çdo natë, shkruani të paktën 3 gjëra që shkuan mirë gjatë një dite, sado qesharake mund të të duken të nesërmen. Ngjallini kujtimet dhe kushtojini vëmendje detajeve pasi kjo ju forcon aftësinë tuaj për të qenë gjithmonë efikas.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.