Një 23 vjeçar është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur sonte në Mitrovicë.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka deklaruar ai.