Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku është ekzekutuar një modele. Mediat e huaja bëjnë me dije se modelja Raila Sales Ferreira u qëllua me armë zjarri në fytyrë në momentin që kishte dalë nga një festë dhe po futej në taksi, transmeton FrontOnline.
Modelja 20 vjeçare qëndroi për disa ditë në spital nën kujdesin e mjekëve, por që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë të martën në mbrëmje.
Policia është në kërkim të autorit të këtij krimi, por deri më tani, nuk ka mbërritur në asnjë gjurmë. Sipas disa raporteve, mendohet se ajo është qëlluar nga ish i dashuri i saj. Ajo njihet si një influencere dhe modele e të brendshmeve./FrontOnline/