Gazetari i njohur i Radio Evropës së Lirë Elyas Dayee, është vrarë në një sulm me bomb që i kishin vendosur në veturën e tij, shkruan Gazeta Metro.
Për sulmin ndaj Elyas Dayee akoma nuk dihen përgjëgjësit ndërsa policia po e heton rastin.
Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, duke dhënë detaje për sulmin ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të plagosur edhe tre persona, në mes tyre edhe vëllau i gazetarit.
Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë, dhe sipas raportimeve vrasja e tij mund të lidhet me armiqtë e lirisë së shprehjes dhe mediave në Afganistan.