×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau prindërit, vëllezërit dhe veten, si arriti policja ta merrte armën nga sirtari

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Një vit pas vrasjes së shumëfishtë që kishte tronditur gjithë vendin, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj policit që ishte përgjegjës për ruajtjen e armëve të zyrtarëve policorë. Nga ky institucion kanë zbuluar edhe mënyrën se si kishte arritur zyrtarja policore, Valdete Bllaca që ta nxirrte armën nga sirtari, me të cilën kishte vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas veten.

    Shtëpia e familjes Bllaca në lagjen “Bojanina” të Gjilanit ishte mbuluar nga gjaku mëngjesin e 18 shkurtit të vitit të kaluar. Të gjithë anëtarët e kësaj familje, ishin gjetur pa shenja jete atë ditë në hapësira të ndryshme të kësaj shtëpie.

    Ata ishin vrarë nga e bija e vetme e kësaj familje, zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila më pastaj kishte bërë vetëvrasje.

    Ajo kishte pranuar tretman mjekësor, disa muaj para se të kryente vrasjen e shumëfishtë dhe në bazë të raporteve, ishte rekomanduar që të punonte pa uniformë dhe pa armë zyrtare.

    E një vit pas kësaj ngjarjeje, është ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit përgjegjës për ruajtjen e armëve dhe është zbuluar mënyra se si Bllaca kishte arritur që ta nxjerrë armën nga sirtari.

    Një informacion të tillë e kanë dhënë nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

    Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini, ka thënë , se aktakuza ndaj policit me inicialet XH.A, është ngritur për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më 05 Janar 2021, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit XH.A., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, pasi i njëjti si person zyrtar – përgjegjës për ruajtjen e armëve të zyrtarëve policor, duke mos ndërmarrë veprimet e domosdoshme, të cilat ishte i detyruar t’i ndërmerrte, e ndjera V.B., kishte arritur t’i fotokopjonte çelësat e zyrës dhe sirtarit metalit, ku nga aty kishte marrë armën e saj zyrtare, me të cilën ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe në fund ka kryer vetëvrasje”, thuhet në përgjigjet e Xheladinit, për express.

    Ndryshe, Bllaca ishte trajtuar në 14 seanca dëgjimore dhe këshilluese para se ta kryente vrasjen e shumëfishtë dhe vetëvrasjen.

    Për herë të fundit, ajo kishte mbajtur trajtim në fillim të tetorit të vitit 2019, kur edhe ishte rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës dhe armës zyrtare.

    “Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 03.10.2019, në të cilin trajtim gjithashtu është rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse”, kishte njoftuar Policia.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.