Një person dyshohet se ka gjuajtur në drejtim të një tjetri,përderisa të dy po lëviznin me veturat e tyre, mbrëmë në autostradë, konkretisht në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës,transmeton Front Online.
Rasti në polici është hapur si “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, dyshohet se një person mashkull kosovar, poashtu i cili ishte me veturë, ka shtënë me armë zjarri dyshohet në drejtim të tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62mm, nuk ka pasur të lënduar e as dëme në veturën e viktimës. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”,thuhet në raportin e policisë.