Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Policia bën të ditur se nuk ka të lënduar.
“Prishtinë 28.10.2024-23:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë, është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri. Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka”, thuhet në raportin e PK-së.
Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Rasti duke u hetuar. /FrontOnline/