Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Podujevë.
Lidhur me rastin, policia ka prangosur një person, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në shenje hidhërimi me një rast të mëhershëm.
“Nuk raportohet për të lënduar .Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.