Dy persona janë sulmuar me shufra të drurit nga disa persona të panjohur në Pejë.
Sipas policisë, gjatë ikjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, ku më pasë janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Katundi i Ri, Pejë 03.01.2023-15:05. Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.