Një person është arrestuar në Fushë Kosovë.
Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar.
Policia thotë se i njëjti e ka cytur të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së viktimës, mirëpo pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka therë me thikë në kokë.
Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje njofton Policia.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”