×
  • Kronika
  • Kronika

    Vrasj*a që ndodhi vitin e kaluar në Rahovec, babë e bir dënohen me 36 vjet burgim

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir Sylkën dhe i ka dënuar me 36 vjet burgim (së bashku) për vrasjen e N.V., në shtator të vitit të kaluar në Rahovec.

    Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Sulltan Dobraj.

    Sipas aktgjykimit, i akuzuari Emir Sylka për veprën penale të “Vrasjes së rëndë” është dënuar me 22 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” është dënuar me 1 vit burg. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 23 vitesh, shkruan Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv

    Ndërsa, i akuzuari Enver Sylka për veprën penale “Vrasje e rëndë në shtytje” është dënuar me 13 vjet burgim.

    Të akuzuarve, në dënimin e shqiptuar do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Të njëjtëve, gjykatësi Dobraj bëri të ditur se iu vazhdohet paraburgimi.

    Palët e dëmtuara janë udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 janar 2024 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Emir Sylka akuzohej se më 19 shtator 2023, në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin N.V., dhe vuri në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V.

    Në aktakuzë thuhet se Emir Sylka ditën kritike ishte duke punuar në lokalin e tij, kur u telefonua nga babai i tij, i pandehuri Enver Sylka, i cili i tregoi lidhur me fjalosjen me të dëmtuarin L.V., dhe e ftoi të shkonte në pronën e tyre. I pandehuri Emir mori veturën e tij dhe shkoi me shpejtësi në vendin e lartpërmendur, ku së bashku me të pandehurin Enver shkuan drejt rrugës për te dera e të dëmtuarëve duke bërtitur “dilni jashtë”. Prapa tij ishte i pandehuri Enver dhe afër stallës dolën të dëmtuarit N.V., dhe L.V. Posa afrohen te dera e oborrit të tyre, i pandehuri Emir filloi të shante dhe bërtiste me fjalët “a po doni me fol tash a po jav q… nonen”. Në këto momente, i ndjeri N.V., mori një shkop druri dhe filloi sulmi.

    Sipas aktakuzës, në ato momente i pandehuri Enver i drejtohet të pandehurit Emir me fjalët “gjuj, gjuj”, dhe menjëherë i pandehuri Emir nxjerr nga brezi dhe shtie katër herë në drejtim të të dëmtuarve, duke e goditur N.V,. në pjesën e gjoksit, i cili për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u dërgua për trajtim në QKUK në Prishtinë dhe më 22 shtator 2023 ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa, të dëmtuarin L.V. e goditi në këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe më pas dy të pandehurit me qetësi u futën në veturat e tyre dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
    Me këtë, Emir Sylka akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 i Kodit Penal.

    Gjithashtu, Emir Sylka ngarkohej edhe për armëmbajtje pa leje, pasi kishte poseduar armën e tipit revole e prodhimit turk SUB Elite 9mm, me të cilën ka kryer veprën penale të lartcekur dhe e mbajti atë në mënyrë të kundërligjshme dhe pa leje nga organet kompetente. Me këtë, ngarkohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i Kodit Penal.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri Enver Sylka akuzohej se më 19 shtator 2023, me dashje ka shtyrë djalin e tij, të pandehurin Emir Sylka, për të kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” ndaj të ndjerit N.V., si dhe duke vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V.

    Në aktakuzë thuhet se pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur në pronën e tij me të dëmtuarin L.V., për këtë mosmarrëveshje disavjeçare ishte i njoftuar edhe i pandehuri Emir. Ashtu që, i pandehuri Enver e telefonoi djalin e tij, Emirin, duke i thënë se “erdh L.V. dhe më kërcënoi se ti nuk guxon me vazhdu me punu dhe ka ardhur edhe vëllai i tij N.V.”. I pandehuri Emir, i pajisur me armë, erdhi me shpejtësi me veturën e tij dhe shkoi në vendin e lartcekur.

    Për këtë, Enver Sylka akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në shtytje”, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 32, paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Nga Rubrika
    Kronika30 Dhjetor 2024
    Dje në një qendër tregtare në Deçan ka ndodhur një vjedhje e armatosur. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe...
    Kronika30 Dhjetor 2024
    Javën e kaluar nga Policia në Prishtinë janë realizuar 178 urdhëresa të Gjykatës. “Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës...
    Kronika30 Dhjetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 791 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 4 patentë shoferë. Gjatë kësaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e kaluar vrau nëntë nxënës dhe një...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, është lidhur drejtpërdrejt në T7 në emisionin Frontal me Arsim Lanin pas deklaratave të ministres së Drejtësisë,...
    Sport30 Dhjetor 2024
    Manchester United dhe Newcastle do të zhvillojnë sonte duelin përmbyllës të ditës në kuadër të xhiros së 19-të në Premier League. E...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur sot lidhur me hetimin që ka ndërmarrë SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj. Ai tha se nuk...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ndaj një 42-vjeçari policia në Shtime ka hapur rast sot, pasi ai ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri të premten....
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Shehide Selimi-Krasniqit, nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë e Ali...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.