Sipas informacioneve më të fundit mësohet se është lokalizuar i dyshuari si vrasësi i ngjarjes së bujshme në Malësinë e Madhe, ku u vranë dy persona mbas akuzave për vjedhjen e drogës.
Mësohet se me ndihmën e policisë së Malit të Zi, 25 vjeçari Daniel Pepaj është lokaliazuar në Podgoricë
Efektivët kanë informacione se Pepaj është i armatosur, kështu që janë marrë masat për të nisur negociatat për vetëdorëzimin e tij.
Një ditë më parë, policia ka lënë në burg babain i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj. Ai akuzohet se ka pasur dijeni për vrasjen e dy djemve, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim i biri dhe e ka fshehur atë dhe për kultivim kanabisi, pasi në parcelën që rezultonte në emrin e tij u gjetën rrënjë hashashi. Përpara trupit gjykues, Rrok Pepaj ka mohuar se ka pasur dijeni për këto gjëra duke shtuar se në tokën e tij kishte mbjellë vetëm boronica.