×
  • Kronika
  • Kronika

    Vrasja në tentativë në Pejë dhe plagosja e kalimtarit të rastit, gjykata merr vendim për të dyshuarin

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka tentuar ta privojë nga jeta Mustafë Ahmetxhekajn si dhe me një predhë ka goditur edhe një kalimtar të rastit.

    “Me datë 10.10.2020, rreth orës 12:15, në Pejë, me dashje e për motive ende të panjohura, ka tentuar t’a privojë nga jeta të dëmtuarin M.A, në atë mënyrë që me t’u takuar me të papritmas nga brezi nxjerr revolen dhe shtie në drejtim të viktimës duke i shkaktuar lëndime serioze si dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve të tjerë ashtu që përveç të dëmtuarit M.A, me një predhë ka goditur edhe një kalimtar të rastit të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me pasoja për jetën.Me këto veprime i pandehuri F.L dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    “Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se gjatë procedurës do të dëgjohen dëshmitarët ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në drejtim të ndryshimit të deklaratave të tyre e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës. Gjithashtu, gjykata caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton me peshën e veprave të kryera penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale për shkak se veprat për të cilat dyshohet i pandehuri janë kryer në mes të ditës në një vend të frekuentuar nga qytetarët. Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, përfundon njoftimi i tyre.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme ka bërë homazhe në Prekaz, aty ku prehet komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij. E...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë, ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Politologu Petrit Zogaj ka komentuar përvjetorin e daljes publike të UÇK-së, më 28 Nëntor të vitit 1997. Ai ka treguar moshën e...
    Ekonomi28 Nëntor 2024
    Bazuar në statistikat e Doganave të Kosovës, vitin e kaluar vendi ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 326 milionë euro,...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, mbajti të enjten konferencën e tij të fundit për media, pasi mandati i tij përfundon këtë të shtunë....
    Ekonomi28 Nëntor 2024
    Ka arritur në rreth 300 milionë euro sivjet importi i mallrave nga Shqipëria, përderisa përgjysmë më pak janë eksportet nga Kosova, raporton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.