Një javë më parë, dy persona kishin therur me thikë një të mitur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por hetimet intenzive të policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, pas një jave.
Ata janë të mitur dhe tani do të dalin para gjykatës për veprën e cilësuar nga prokurori si vrasje në tentativë.
Arrestimin e dy të miturve e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin shtesë të policisë përkitazi me rastin e raportuar me 4 janar rreth orës 14 e 30 minuta.
Policia po vazhdon të merret me rastin për të zbardhur të gjitha rrethanat që quan të dyshuarit ta sulmojnë me thikë viktimën.