Familja Ahmeti i është gëzuar këtij arrestimi, kërkojnë kapjen e porositësve të vrasjes.
Gati dy vite më parë, një krim i pashembullt ndodhi në Kosovë.
Në dyert të shtëpisë së Haxhim Ahmetit nga Smolica e Gjakovës, ishte vendosur një sasi eksplozivi.
Ky lëndë shpërthyese u aktivizua me telekomandë, në momentin që Ahmeti iu kishte afruar derës.
61 vjecari kishte mbetur i vdekur në vend, ndërsa menjëherë kishin lindur dyshimet se vrasja është kryere më pagës.
Këto dyshime kishin lindur, pasi që kamerat e sigurisë kishin filmuar personin që e kishte vendosur lëndën eksplozive në këtë shtëpi.
E pas shumë hetimesh, Polica e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë, kanë arritur ta identifikojnë dhe lokalizojnë të dyshuarin.
Bëhet fjalë për Dodë Gjikolajn, shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Ai u arrestua përmes një operacioni nga njësitet FAST Albania.
Dodë Gjikolaj u kap në një hotel në Gjirokastër, ndërsa operacioni është urdhëruar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.
Edhe në njoftimin e Policisë së Shtetit Shqiptar, bëhet e ditur se Dodë Gjikolaj është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e disa vrasjeve me pagesë.
këtë operacion e kanë konfirmuar edhe Polica e Kosovës.
Sipas tyre këto veprime janë ndërmarr pas një punë intensive me policinë e Shqipërisë.
E ky arrestim e ka gëzuar dajlin e të ndjerit.
Por, Gani Ahmeti thotë se duhet të arrestohen edhe porositësit e vrasjes.
Sipas tashmë dihet që porositësit e kësaj vrasje janë familjarë të tyre.
T7 ka qëndruar edhe në familjen të cilën e akuzon Gani Ahmeti, për vrasjen e të atit.
Por, anëtarët e kësaj familje nuk kanë dashur të prononcohen për këtë çështje, veçse kanë mohuar përfshirjen në këtë rast.