×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e rreshterit, reagon Sveçla: Ftoj dorasin të dorëzohet, shteti i mobilizuar për arrestimin e tij

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vrasjes së rreshterit të policisë, Muhamed Lika, mbrëmë në Kaçanik.

    Sveçla thotë se është në komunikim të vazhdueshëm më policinë, me kërkesën që sa më parë të zbulohet vrasësi dhe rrethanat e këtij krimi.

    Në një postim në Facebook, ai i bën thirrje dorasit apo dorasve që sa më parë të dorëzohen te organet e rendit, meqë siç shkruan ai, i gjithë aparati shtetëror pa hezitim dhe pa kursim është i mobilizuar të zbulojë dhe arrestojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë vrasje.

    “Sulmi ndaj çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Vrasja e mbrëmshme e Rreshterit të Policisë së Kosovës Muhamed Lika ka prekur rëndë secilin prej nesh dhe gjithë Policinë e Kosovës. Që nga momenti që kam marrë lajmin jam në komunikim të vazhdueshëm me Policinë, me kërkesën që sa më parë të zbulohet vrasësi dhe të gjitha rrethanat e këtij krimi. Ftoj dorasin apo dorasit që sa më parë të dorëzohen në organet e rendit, meqë i gjithë aparati shtetëror pa hezitim dhe pa kursim është i mobilizuar të zbulojë dhe arrestojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë vrasje. Kontributi i Rreshter Muhamedit si në çlirimin e vendit ashtu edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët tanë, do të mbetet shembull për secilin zyrtar policor në shërbim. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Rreshter Muhamedit, zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që e kanë pasur fatin të njohin atë. U prehtë në paqe në tokën e Republikës sonë të cilës i shërbeu gjithmonë me vullnet e guxim”, ka thënë ministri

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Luan Hasanaj, organizator i protestës, ka deklaruar për “Front Online” se protesta e tyre tyre kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk do...
    Lajme05 Prill 2025
    Përfaqësues të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për sot mbajtjen e një proteste në orën 15:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë si shenjë...
    Lajme05 Prill 2025
    Sot, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila pritet...
    Të tjera
    Vip04 Prill 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përvojë shumë të rëndësishme dhe...
    Lajme04 Prill 2025
    Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë një reagim të gjatë lidhur me kërkesën e saj për krijimin...
    Lajme04 Prill 2025
    Comodita dëshiron ta sqarojë opinionin publik se po funksionojmë me kapacitete të plota, në përputhje me të gjitha detyrimet ligjore dhe operacionale....
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Të gjithë e kujtojmë ditën e inaugurimit të Donald Trump, më 20 janar, kur disa nga njerëzit më të pasur në botë...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, ka vizituar sot Banjallukën në Bosnje dhe Hercegovinë. Luhrmann tha se gjatë...
    Lajme04 Prill 2025
    Një prej gjeneralëve kryesorë amerikanë, Christopher Cavoli, duke raportuar para Senatit amerikan për forcat amerikane dhe për situatën e sigurisë nëpër vendet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.