×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasj*a e policit, Haradinaj: Iu bashkua UÇK-së për çlirim, në liri shërbeu me përkushtim në uniformën e Policisë

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar pas vrasjes së rreshterit, Muhamed Kika në Kaçanik.

    Haradinaj thotë se i ndjeri ka qenë një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë

    “Thellësisht i prekur nga lajmi për vrasjen në rrethana të paqarta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, pranë shtëpisë së tij në Kaçanik. I ndjeri ishte një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë. Jeta dhe vepra e tij janë shembull i përkushtimit ndaj atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve”, u shpreh Haradinaj.

    Ai po ashtu shprehu ngushëllime ndaj familjarëve të policit të vrarë.

    “Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lika, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën. Kërkoj nga institucionet zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë!”.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ne lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike....
    Lajme05 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se policia ushtarake kanë kryer stërvitje me armë në Kampin Bondsteel. Nga KFOR është thënë se ushtarët që janë...
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale. Ai ka bërë me...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Rezallës, në 26-vjetorin e shënimit të saj. Osmani tha se në fshatin Rezallë të Drenicës,...
    Kronika05 Prill 2025
    Një burrit nga Prizreni, N.T. viti i lindjes 1977, policia i ka gjetur armë pa leje pasi kishte informata se ai i...
    Lajme05 Prill 2025
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka hequr nga masa e pezullimit produktin medicinal IOHEXOL 350 mg/ml (kontrast jo-jonik)...
    Sport05 Prill 2025
    Ikona e Bayern Munichut, Thomas Muller, do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2024/25, duke përfunduar epokën 17 vjeçare me...
    Kronika05 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Sipas raportimeve, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka pranuar se mandatet e tij në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2017...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.