Iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, kështu ka bërë të ditur për “Front Online” Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Gashi ka njoftuar se tre të dyshuarit do të jenë në paraburgim deri më 24 dhjetor.
“Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, deklaroi Gashi për “Front Online”.
Vrasja e Liridona Ademajt, dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Thuhet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro Plavës për ta kryer krimin e rëndë. Ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast, Kushtrim Kokalla, dyshohet se e kreu marrëveshjen vrasjen. Ngjarja tragjike kishte ndodhur para dy fëmijëve të saj, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.