×
  • Lajme
  • Lajme

    Vra*sja e dyfishtë në Klinë, Prokurorja kujdestare: Viktimat dhe i dyshuari janë të rinj – herët të flitet për motivet

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Sahide Gashi, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, është deklaruar për media nga vendi i ngjarjes ku mbetën dy persona të vrarë në Klinë. Prokurorja Gashi tha se viktimat e vrasjes janë të rinjë në moshë, njësoj si i dyshuari i cili është arrestuar tashmë.

    Ngjarja që tronditi sonte Klinën, u përshkrua nga prokurorja si “rast tragjik”

    “Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, ajo çka mund të shtojmë detajet nuk i kemi – jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave-ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha prokurorja Gashi para mediave.

    E pyetur nga gazetarët nëse viktima me të dyshuarit kanë pasur probleme mes vete në të kaluarën, ajo tha: “Është shumë herët për të dhënë konstatime për motivin që i ka pru deri këtu”.

    E njëjta u pyet nëse të rinjtë kanë qenë të përfshirë edhe më parë në ndonjë vepër penale, prokurorja tha: “Jemi duke i nxjerrë të dhënat nga baza e policisë qoftë për viktimat ose të dyshuarin”.

    Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prokurorja Valbona Haxhosaj.

    Policia e Kosovës konfirmoi se sonte rreth orës 17:15 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, fillimisht u konstatua vdekja e një personi, më pas vdiq edhe personi i plagosur, i cili po dërgohej në Emergjencë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha: “I dyti (personi) kur është nisë për Emergjencë, mjeku kujdestar e ka konstatu se ka arritë pa shenja jete”, tha Gashi për Gazetën Express.

    Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, shtoi Gashi.

    Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se dy prokurore të shtetit janë dalë në vendin e ngjarjes./express

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.