Dy persona janë gjetur pa shenja jete në lagjen Emshir në Prishtinë.
Sipas burimeve të portalit FrontOnline, dyshohet se burri e ka vra ish-gruan pas shkurorëzimit e më pas edhe veten.
Lajmin për FrontOnline, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.