Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë për Gazetën Express se i dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit në Vushtrri e ka pranuar fajësinë.
“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i pandehuri e ka pranuar fajësinë për vrasjen”, ka thënë Preteni për Express.
Policia e Kosovës sot ka lëshuar një njoftim për këtë rast ku thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Të dyshuarit i është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale, ndërsa në shtëpinë e tij është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë fishekë