-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vra*sje, keqtrajtim i civilëve e dhu*nim – çka thotë dosja e Prokurorisë për Muharrem Ibrajn, i akuzuar për krime lufte

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Muharrem Ibrajt, të cilin e ngarkon për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës.

    Aktakuza e publikuar nga “Betimi për Drejtësi“, ngarkon Ibrajn për vrasje të një civili, keqtrajtim të të tjerëve, si dhe dhunimin e një viktime bashkë me babanë dhe vëllanë e tij.

    Në pikën e parë të aktakuzës, thuhet se më 28 shkurt 1998 rreth orës 14:30 në fshatin Osek Hylë, Komuna e Gjakovës, i pandehuri Muharrem Ibraj me dashje, i armatosur, i uniformuar në uniformë policore dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, ka marrë pjesë direkte në vrasjen dhe keqtrajtimin e qytetarëve civilë të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë.

    Aty thuhet se Ibraj, bashkë me forca të mëdha policore serbe rrethuan shtëpinë e viktimës S.B dhe pasi futen brenda në shtëpi, i pandehuri Ibraj i kërcënon dhe i fyen të pranishmit me fjalë të ndryshme dhe në ato momente e godet me shuplakë të dëmtuarin Q.C., dhe pasi ndërhyn viktima S.B., e urdhëron të dalë nga dhoma.

    Po ashtu, sipas aktakuzës, derisa viktima ishte duke dalë jashtë, i pandehuri në prezencë të familjarëve dhe të afërmve të viktimës që ishin prezent aty, shtie disa herë në drejtim të viktimës me një pushkë automatike të llojit AK-47, ku në ato momente viktima S.B ndërron jetë si pasojë e plagëve vdekjeprurëse.

    Dhe më pas, sipas aktakuzës, burrat e tjerë që ishin prezent u nxorën jashtë nga forcat policore, u rrahën dhe u transportuan në stacionin e policisë ku edhe më tej i sulmuan fizikisht dhe i morën në pyetje me pretekstin se ishin pjesëmarrës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pastaj i liruan.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, më 10 nëntor 1998, në fshatin Osek Hylë, Komuna e Gjakovës, i pandehuri Ibraj në bashkëkryerje me babanë e tij dhe vëllanë e tij, të armatosur, të uniformuar në uniformë policore, duke përdorur forcën e detyrojnë të dëmtuarën NN që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta pa pëlqimin e saj.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Ibraj bashkë me të lartcekurit e kanë ndaluar të viktimën NN posa ka zbritur nga autobusi, dhe në ato momente me forcë dhe nën kërcënimin e armëve e kanë detyruar që të shkojë me ta tek mulliri i grurit, ku e dhunojnë me radhë, duke filluar nga babai i të akuzuarit, vëllai dhe pas tij vetë i pandehuri Ibraj, ku si pasojë e dëmtuara e humb vetëdijen.

    Sipas aktakuzës, pasi i kthehet vetëdija, viktima NN e sheh vëllanë e të pandehurit me një cigare të ndezur në dorë, duke ia djegur dorën dhe krahun asaj, me qëllim që t’ia kthejë vetëdijen dhe që ajo edhe në të ardhmen t’i kujtojë këto ndodhi dhe në fund babai i të pandehurit i kishte thënë të dëmtuarës NN që të vishej dhe të shkojë në shtëpi duke e kërcënuar se nëse do i tregonte dikujt për këtë ngjarje do t’ia vrasin gjithë familjen.

    Prandaj për këto veprime, Muharrem Ibraj po ngarkohet me veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ‘’LP i RSFJ-së’’) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

    Ndaj Ibrajt, PSRK ka propozuar që gjykimi të zhvilohet në mungesë pasi që i njëjti nuk ka qenë i arritshëm dhe se gjendet në arrati.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar përfundimin e vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë dhe dërgimin e tij...
    Lajme22 Mars 2025
    Shenoll Muharremi ka analizuar trendet e rritjes së energjisë, çmimeve të ushqimit dhe inflacionit në periudhën 2020-2025 në Kosovë. Në krahasimet e...
    Lajme22 Mars 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka qëndruar në Llap sonte ‘‘mes njerëzve zemërhapur’’...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e ka krahasuar familjen e tij me atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama. I...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzuar një padi kundër administratës të presidentit amerikan, Donald Trump,...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Papa Françesku do të dalë të dielën nga spitali ku ka kaluar më shumë se një muaj duke u trajtuar për pneumoni...
    Lajme22 Mars 2025
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi rryma pritet të rritet në muajin prill, e që sipas tij, çmimi i energjisë...
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet...
    Sport22 Mars 2025
    Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet në futboll në vitin 2025. Trajneri francez nuk ka drejtuar asnjë skuadër që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.